Manja slova Veća slova RSS

Direktorati u Ministarstvu

 
 
 
 

Lj.J.

MPA

 

Ankesa Komitetit për të drejtat e fëmijës për shkelje të të drejtave të tua

Nëse konsideron se organet shtetërore e kanë shkelur cilëndo nga të drejtat e tua që janë të përmbajtura në Konventën për të drejtat e fëmijës ose në protokollet e Konventës, ti mund t՚i drejtohesh Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

Protokolli i Tretë i Konventës mbi të drejtat e fëmijës mbi procedurën e komunikimit është një instrument i cili është vendosur nga Komiteti i Kombeve të Bashkuara i të drejtave të njeriut. Ai të mundëson që drejtpërdrejtë  ta kontaktosh Komitetin dhe të ankohesh për çdofarë shkeljeje të së drejtës tënde.

Ankesa Komitetit për të drejtat e fëmijës është instrumenti i fundit që e ke në dispozicion – nëse shteti nuk ofron përgjigje të përshtatshme ndaj kërkesës ose ankesës tënde.

Lj.J.

UNICEF Crna Gora/Duško Miljanić

Mbaje mend: Në dispozicion e ke një vit që ta nisish ankesën Komitetit, pasi i ke shterur të gjitha mjetet juridike në Mal të Zi.

Ankesa Komitetit për të drejtat e fëmijës mund të paraqitet ose nga ti vet ose nga përfaqësuesi yt.

Ky është e-maili për ta dërguar ankesën Komitetit: crc@ohchr.org

Telefoni:  +41 22 917 91 41; Fax: +41 22 917 90 08

Ankesën duhet ta dërgosh edhe me postë në këtë adresë:

Komiteti për të drejtat e fëmijës

UNOG-OHCHR:  CH-1211 Geneva 10

Switzerland

  • Ankesa jote e drejtuar Komitetit mund të jetë e shkruar në gjuhë arabe, kineze, angleze, frënge, ruse ose spanjolle.
  • Dokumenti duhet të jetë i shkruar në mënyrë sa më të përmbledhur dhe duhet të përmbajë provat.

Lj.J.

UNICEF Crna Gora/Duško Miljanić

ÇFARË MUND TË PRITSH NGA KOMITETI PËR TË DREJTAT E FËMIJËS?

Komiteti do të nisin rekomandimet dhe udhëzimet shtetit tënd për të mbrojtur në mënyrë sa më të mirë të drejtat e tua.

  • Nëse Komiteti e pranon ankesën tënde, ajo do të shqyrtohet. Shteti yt do të informohet por nuk do t՚i zbulohet identiteti yt përveç nëse ti jep pëlqimin për një gjë të tillë.
  • Shteti është i detyruar që të përgjigjet Komitetit në afat sa më të shkurt.
  • Komiteti për të drejtat e fëmijës mund të iniciojë një hetim konfidencial kundër shtetit tënd nëse merr informacione për shkelje serioze të të drejtave të fëmijëve nga organet kompetente.
  • Komiteti mund të emërojë një ose më shumë anëtarë të vetë për të kryer hetimin dhe urgjentisht të njoftojnë Komitetin, dhe kjo mund të përfshijë edhe vizitën shtetit tënd.
  • Komiteti do t՚ia dërgojë rezultatet e hetimit shtetit tënd, bashkëlidhur me komente dhe rekomandime eventuale.
  • Komiteti mund të ofrojë ndihmë të gjitha palëve në procedurë për të arritur një “marrëveshje miqësore” ose zgjidhje. Nëse arrihet marrëveshja, procedura përfundon.
  • Nëse nuk arrihet marrëveshja, Komiteti do të dërgojë shtetit mendimin dhe rekomandimin e vet, në një afat sa më të shkurt.
  • Shteti është i detyruar që seriozisht t՚i marrë në konsideratë rekomandimet dhe komentet e Komitetit.
  • Shteti duhet në mënyrë të shkruar të shpjegojë të cilat aktivitetet do të ndërmarrë për t՚i plotësuar rekomandimet e Komitetit dhe çfarë do të ndërmarrë në lidhje me shkeljen e të drejtave që i ka shqyrtuar Komiteti. Gjithashtu, shteti është i detyruar që të dorëzojë përgjigjen sa më parë, më së voni brenda gjashtë muajve.
  • Komiteti i OKB-s do të mbikëqyrin reagimin dhe veprimet që shteti ndërmerr për tu bindur se ai i respekton rekomandimet e Komitetit.