Manja slova Veća slova RSS



Direktorati u Ministarstvu

 
 
 
 

Lj.J.

MPA

 

DREJTIMI MBROJTËSIT TË TË DREJTAVE DHE LIRIVE TË NJERIUT TË MALIT TË ZI

Të drejtat e tua mund t՚i mbrojë edhe Mbrojtësi i të drejtave dhe lirive të njeriut të Malit të Zi (Avokati i Popullit).

Mbrojtësi e ka mandatin që të MBROJË të drejtat e fëmijës.

Mbrojtësit mund t՚i DREJTOHESH nëse konsideron se një organ me akt, veprim ose mosveprim të vet ka shkelur të drejtat ose liritë të tua.

Ankesën mund ta paraqesin edhe prindërit e tu, kujdestari ose përfaqësuesi ligjor.

Gjithashtu, ankesën mund ta paraqes edhe organizata ose organi i cili merret me mbrojtjen e të drejtave të fëmijës, nëse të drejtën e fëmijës e ka shkelur prindi, kujdestari ose përfaqësuesi ligjor i tij.

Për më shumë informacione mund të lexosh këtu: Ligji mbi Mbrojtësin e të drejtave dhe lirive të njeriut të Malit të Zi


Lj.J.

UNICEF Crna Gora/Duško Miljanić

 

 

Si e paraqet ankesën?

Ankesën duhet ta paraqitsh brenda afatit prej gjashtë muajve nga dita e marrjes në dijeni të shkeljes së kryer të së drejtës tënde (afati subjektiv) ose brenda afatit prej një viti nga dita e shkeljes së së drejtës tënde (afati objektiv).

Formularin dhe udhëzimet për paraqitje të ankesës mund t՚i gjesh edhe në faqet e internetit:

Gjatë shqyrtimit të ankesës, Mbrojtësi mund të të drejtojë për përdorim edhe të mjeteve të tjera juridike për largimin e shkeljes për të cilën pohon se është kryer – nëse konsideron se sheklja mund të largohet vetëm me mjete të tilla ose nëse largimi i shkeljes do të ishte më efikas.

Lj.J.

UNICEF Crna Gora/Duško Miljanić

 

Kontaktoni Avokatin e Popullit të Malit të Zi (Kontakt)