Manja slova Veća slova RSS

Direktorati u Ministarstvu

 
 
 
 

Lj.J.

MPA

 

INTERESI MË I MIRË I FËMIJËS

 

Interesi më i mirë i fëmijës është e drejta e fëmijës që interesat e tij/saj më të mirë të kanë rëndësinë e radhës së parë, dhe të vlerësohen dhe të merren para sysh gjatë zbatimit të të gjitha aktiviteteve dhe marrjes së të gjitha vendimeve që kanë të bëjnë me fëmijën. Vendimet “në interes më të mirë” merren duke marrë para sysh një gamë të faktorëve që i referohen rrethanave në të cilat ndodhet fëmija, si dhe rrethanat në të cilat ndodhet prindi ose kujdestari. Prioriteti më i rëndësishëm në përcaktimin e interesit më të mirë të fëmijës janë gjithmonë siguria dhe mirëqenia e fëmijës.

Lj.J.

UNICEF Crna Gora/Duško Miljanić

 

Çfarë do të thotë kjo për ty?

 

Të gjithë organet dhe institucionet që marrin vendime mbi të drejtat e tua gjatë ndërmarrjes së aktiviteteve dhe marrjes së vendimeve, duhet të udhëhiqen me interesin tënd më të mirë si parimit kryesor udhëheqës.

Elementet që duhet të merren para sysh gjatë vlerësimit të interesit tënd më të mirë, janë:

  • Mendimi dhe dëshirat e tua: ke të drejtë të shprehish mendimin dhe dëshirat e veta në lidhje me të gjitha vendimet që kanë të bëjnë me ty;
  • Identiteti yt: gjatë përcaktimit të interesit tënd më të mirë nevojitet të merret para sysh diversiteti, pasi identiteti i fëmijës përbëhet nga karakteristikat siç janë gjinia, orientimi seksual, origjina kombëtare, besimi dhe përkatësia fetare, identiteti kulturor, karakteri:
  • Mosha jote, aftësitë e zhvillimit dhe cilësitë tjera individuale;
  • Mbrojtja e jetës dhe shëndetit tënd;
  • Përkujdesja për sigurinë tënde;
  • Nevojat në lidhje me zhvillimin tënd fizik, emocional, arsimor, social;
  • Përvoja paraprake dhe rrethanat në të cilat ke jetuar;
  • Ruajtja e stabilitetit dhe vazhdimësisë së marrëdhënieve me prindërit, familjen dhe mjedisin prej ka vjen ose në të cilën qëndron dhe ndikimi i mundshëm i ndryshimit të mjedisit;
  • Cilësia e marrëdhënieve që i ke vendosur me prindërit, anëtarët e familjes ose personat tjera dhe pasojat e drejtpërdrejta dhe afatgjata të mirëmbajtjes së atyre marrëdhënieve;
  • Ruajtja e marrëdhënieve familjare, posaçërisht marrëdhënieve me vëllezërit dhe motrat;
  • Ndikimi i ndarjes së mundshme nga prindërit, nga anëtarët të tjerë të familjes, posaçërisht nga vëllezërit dhe motrat; dhe
  • Rrethanat dhe gjendjet tjera që mund të ndikojnë tek mirëqenia jote.

Lj.J.

UNICEF Crna Gora/Duško Miljanić

Në interesin tënd më të mirë është:

  • që të përfitosh arsimimin dhe mbrojtjen shëndetësore të përshtatshme;
  • që të jetosh në rrethin e sigurt familjar;
  • që ta dish se kush janë prindërit e tu;
  • që të dëgjohet zëri yt në lidhje me çdo çështje që ka të bëj me ty;
  • që të respektohen qëndrimet dhe mendimet e tua;
  • që të jesh i/e respektuar dhe që të trajtojnë si një person që i ka të drejtat e veta;
  • që mos të jesh i ekspozuar çdo formës së dhunës, shfrytëzimit ose keqtrajtimit;
  • që me një vendim të dhunshëm ose të gabuar mos të jesh i/e ndarë nga prindërit e vet;
  •  ë mos të kryesh çdo lloj pune që është  e rrezikshme ose e dëmshme për shëndetin tënd;
  • që të respektohen edhe të drejtat e tua të tjera që janë të njohura me rregulla ndërkombëtare dhe kombëtare.