Manja slova Veća slova RSS

Direktorati u Ministarstvu

 
 
 
 

Lj.J.

MPA

 

TË DREJTAT E FËMIJËS

Të drejtat e tua në kuadër të familjes

Duhet ta dish se e gëzon të drejtën që ta shprehish mendimin e vet në lidhje me të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me vetën tënde, në të gjitha procedurat, para çdo organi ose institucioni (në shkollë, gjykatë, qendër për punë sociale, para avokatit, në spital dhe në të gjitha vende të tjera).

Prindërit e tu, si dhe të gjithë personat tjera që kujdesohen për ty, janë të detyruar që ta mundësojnë të shprehish mendimin e vet. Këta persona janë të detyruar që t՚i shpjegojnë dhe t՚i ofrojnë të dhënat në mënyrë që ti t՚i kuptosh, sepse vetëm në këtë mënyrë do të kesh mundësi që ta formosh mendimin e vet dhe ta shprehish në mënyrë të lirshme.

E gëzon të drejtën që ta dish se kush janë prindërit e tu, t՚i marrësh informacionet në lidhje me të gjitha rrethanat me rëndësi që kanë të bëjnë me prindërit e tu, anëtarët e familjes dhe personat tjera të afërta, përveç në raste kur një gjë e tillë është në kundërshtim me interesin tënd më të mirë.

Lj.J.

UNICEF Crna Gora/Duško Miljanić
Ke të drejtë që të jetosh dhe të rritesh në një mjedis të shëndoshtë dhe të sigurt, ku të gjithë janë të detyruar që të respektojnë dhe të mbrojnë dhe të sillen me ty duke respektuar personalitetin dhe individualitetin tënd.

Ke të drejtë të jetosh me prindërit dhe të drejtën që prindërit të kujdesohen për ty para të gjithë të tjerëve. Kjo e drejtë mund të jetë e kufizuar me një vendim të gjykatës në raste kur ekzistojnë arsyet për një gjë të tillë (për shembull, në raste të ekzistimit të dhunës në familje).

Nëse i ke mbushur 15 vjet, vetë mund të marrësh vendim se me të cilin prind do të jetosh. Nëse je nën moshën 15 vjeçare, gjykata është e detyruar që ta dëgjojë mendimin tënd dhe të marrë vendim në përputhje me interesin tënd më të mirë.

Nëse nuk jeton me prindërit ose me një nga prindërit, e gëzon të drejtën për t՚i mbajtur kontaktet  personale me prindin/prindërit, gjegjësisht me atë prind me të cilin nuk jeton, përveç në raste kur një gjë e tillë është në kundërshtim me interesin tënd më të mirë.

Ke të drejtë që t՚i mbash kontaktet personale me të afërmit dhe personat tjera (vëllezërit dhe motrat, gjyshat dhe gjyshet, ish-kujdestarët, si dhe me personat tjera me të cilat të lidh një afërsi e veçantë), nëse kjo gjë është në interesin tënd më të mirë.

Lj.J.

UNICEF Crna Gora/Duško Miljanić
Në qoftë se dëshiron që në mënyrë tjetër t՚i rregullosh ose ta ndryshosh mënyrën e mbajtjes së marrëdhënieve personale me prindërit, ose me personat tjera që kujdesohen për ty, të jepet mundësia e paraqitjes së një padie pranë gjykatës në vendin ku banon. Gjithashtu, mund t՚i drejtohesh edhe qendrës për punë sociale.

Gjykata Themelore Ulcinj
• Gjykata Themelore Herceg Novi
• Gjykata Themelore Kotor
Gjykata Themelore Plav
• Gjykata Themelore Rozaje
• Gjykata Themelore Cetinje
Gjykata Themelore Bar
Gjykata Themelore Bijelo Polje
• Gjykata Themelore Kolašin
Gjykata Themelore Berane
Gjykata Themelore Nikšić
Gjykata Themelore Žabljak
Gjykata Themelore Pljevlja
Gjykata Themelore Podgorica
Gjykata Themelore Danilovgrad

Lj.J.

UNICEF Crna Gora/Duško Miljanić
Nëse i ke mbushur 15 vjet:

•          mund të vendossh në të cilën shkollë të mesme do të mësosh

•          mund të vendossh me të cilin prind do të jetosh

•          në mënyrë individuale mund të vendossh për mënyrën e mbajtjes së kontakteve me prindin me të cilin nuk jeton

•          mund të vendossh dhe të disponosh me fitimet dhe pasuritë e veta të cilat i ke fituar me punë të vet.

PËRJASHTIMI nga rregullat e sipërpërmendura ku gjykata do të marrë një vendim që ndoshta do të jetë në kundërshtim me vullnetin dhe mendimin tënd është në rast kur të përcaktojë se vullneti yt është pasojë e dhunës, kërcënimit, manipulimit ose një gjeje të ngjashme që vjen nga një person i tretë.

 

Ndalimi i ndëshkimit fizik

 

As prindërit, as kujdestarët, as të afërmit, mësimdhënësit, profesorët, por edhe asnjë person tjetër që bien në kontakt me ty nuk guxojnë që të fyejnë, të të poshtërojnë ose të të abuzojnë as në mënyrë fizike as në mënyrë psikike.

Nëse dikush me ty sillet në një mënyrë të këtillë ose në çdo mënyrë tjetër që të fyen, ti mund të drejtohesh organit kompetent të policisë (policise) Qendrës për punë sociale (Qendrës për punë sociale), shkollës ose një institucioni tjetër.

MPA

UNICEF Crna Gora/Duško Miljanić
Të drejtat dhe detyrat e prindërve

Të drejtat dhe detyrat e prindërve të tu:

  • Prindërit kanë të drejtë dhe detyrë që të kujdesohen për ty: që të ruajnë, të mbajnë dhe të përfaqësojnë, të kujdesohen për shëndetin, edukimin dhe arsimimin tënd. 
  • Marrëdhënia midis teje dhe prindërve të tu duhet të bazohet mbi dashuri, mirëbesim dhe respekt të dyanshëm.
  • Prindërit nuk guxojnë të të godasin, të rrahin, dhe që ndaj teje të sillen në mënyrë mizore, çnjerëzore dhe degraduese.
  • Gjatë realizimit të të drejtave dhe detyrave të veta, prindërit duhet të kujdesohen për interesin tënd më të mirë, për nevojat dhe mundësitë e tua.
  • Kur prindërit marrin ndonjë vendim që lidhet me ty, janë të detyruar që ta mundësojnë që ta shprehish mendimin e vet.
  • Prindërit kanë të drejtë dhe detyrim që të vendosin dhe të disponojnë me pasurinë tënde, përveç me pasuri që pasi i ke mbushur 15 vjet e fiton me punë të vet.
  • E drejta prindërore u takon prindërve të tu dhe ata e realizojnë bashkërisht dhe me marrëveshje nëse jetojnë së bashku.
  • Prindërit e tu kanë të drejtë dhe detyrim që me ty të zhvillojnë një marrëdhënie të bazuar mbi dashuri, mirëbesim dhe respekt të ndërsjellët.
  • Nëse prindërit e tu jetojnë bashkë, ata bashkërisht do të realizojnë të drejtat e veta prindërore, me marrëveshje.
  • Nëse prindërit e tu nuk jetojnë bashkë, ata kanë mundësi që të drejtat prindërore t՚i realizojnë bashkërisht. Nëse një nga prindërit e kryen të drejtën prindërore në mënyrë individuale, prindi tjetër ka të drejtë që t՚i mbajë kontaktet me ty dhe të marrë pjesë në marrje të vendimeve që qenësisht ndikojnë tek jeta jote.

Lj.J.

UNICEF Crna Gora/Duško Miljanić
Kujdestari: Për fëmijët kujdesohen prindërit. Fatkeqësisht, ka fëmijë prindërit e të cilëve kanë vdekur ose janë zhdukur ose e kanë të ndaluar që të kujdesohen për fëmijët e vetë, pasi i kanë keqtrajtuar ose nuk janë kujdesuar për ata. Për fëmijët e atillë caktohet kujdestari.

Çfarë është kujdestari? Kujdestari është personi i cili fëmijës pa përkujdesje të prindërve i caktohet nga Qendra për punë sociale që të kujdesohet për fëmijën sikur prindi.

Kush mund të jetë kujdestar? Nëse situata jote është e tillë që të nevojitet një kujdestar, për kujdestarin tënd mund të caktohet një anëtar i afërm i familjes tënde, nëse ata vetë dëshirojnë, ose ndonjë person tjetër. Në Qendrën për punë sociale do të flasin me ty për këtë gjë dhe do të të pyesin për mendimin tënd.

Cilat janë detyrimet e kujdestarit? Nëse të është caktuar një kujdestar, ai/ajo është i/e detyruar që të kujdesohet për ty, të kujdesohet për shëndetin, edukimin, arsimimin dhe aftësimin tënd për një jetë dhe punë individuale. Kujdestari është i detyruar që të sillet në mënyrë të mirë me ty, të të mbrojë dhe t՚i përfaqësojë të drejtat dhe interesat e tu. Detyrat e kujdestarit përfundojnë kur të bëhesh 18 vjeçar/e.