Manja slova Veća slova RSS



Direktorati u Ministarstvu

 
 
 
 

Lj.J.

MPA

 

PARAQITJA TEK QENDRAT PËR PUNË SOCIALE

 

Qendrat për punë sociale (QPS) mund të ofrojnë ndihmë në shumë mënyra:

  • Mund të fitosh këshillime në lidhje me mbrojtjen e të drejtave të veta.
  • Mund të iniciosh nismën urgjente për mbrojtjen e të drejtës së vet për të cilën konsideron se është shkelur.
  • Mund ta paraqitsh një problem, dhunën ndaj fëmijëve, si dhe situatat tjera që prekin fëmijët ose anëtarët të tjerë të familjes tënde.

Ljubo Janković

UNICEF Crna Gora/Duško Miljanić
Burimi: Ligji mbi përkujdesje sociale dhe të fëmijëve, 2013

Detyra e Qendrës për punë sociale në Mal të Zi është që me punë të vet posaçërisht të mbrojë dhe të ofrojë mbrojtje fëmijëve:

  • pa përkujdesje të prindërve;
  • prindërit e të cilëve nuk janë në gjendje të kujdesohen në mënyrë të përshtatshme për ata;
  • me pengesa dhe vështirësi në zhvillim;
  • me probleme në sjellje;
  • në konflikt me ligjin;
  • që konsumojnë alkoolin, drogat ose substancat tjera psikoaktive;
  • që janë viktima të abuzimit, pakujdesisë, dhunës në familje ose shfrytëzimit, ose janë në rrezik që të bëhen viktima;
  • që janë viktima të trafikimit me qenie njerëzore;
  • prindërit e të cilëve nuk akordohen për mënyrën e përkujdesjes ndaj fëmijëve;
  • që i kanë braktisur shtëpitë e veta dhe që janë të ekspozuar ndaj rrezikut;
  • të cilëve për shkak të rrethanave të caktuara u nevojitet mbështetja dhe ndihma.

 

Kërkesën për mbrojtjen e të drejtave të veta mund ta paraqitsh Qendrës për punë sociale që është në vendin më të afërt vendit ku ti banon.

 

Nëse nuk je i/e kënaqur me shërbimin e ofruar, procedurën ose sjelljen e punonjësve, ose nëse kërkesa jote është refuzuar nga qendra për punë sociale, ti e gëzon të drejtën e paraqitjes së një ankese pranë Ministrisë së punës dhe mirëqenies sociale (adresa: Rimski trg 46, Podgorica, Tel: +382 20 482 148, e-mail: ministar.mrss@mrss.gov.me).

 

Qendrat për punë sociale në Mal të Zi:

http://www.csrcg.me/index.php/podgorica/o-nama

Lj.J.

UNICEF Crna Gora/Duško Miljanić
PROCEDURAT TË CILAT MUND T՚I INICIOSH PARA GJYKATËS

Në rast se të drejtat e tua në familje nuk respektohen, ke të drejtë të iniciosh këto procedura:

  • Për mbrojtjen e të drejtave të veta të garantuara me ligj (nenet 353-364 të Kodit familjar)
  • Për realizimin dhe kryerjen e të drejtës prindërore, në raste kur babai/nëna jote nuk kujdesohen për ushqimin tënd, veshmbathjen, mbrojtjen shëndetësore, ndjekjen e rregullt të mësimit, ose nuk të mbrojnë nga shoqëria e keqe, lëmosha ose vjedhja (nenet 85-91 të Kodit familjar)
  • Për përcaktimin e atësisë dhe amësisë (nenet 345-352 të Kodit familjar).

Nëse je nën moshën 18 vjeçare, këto procedura për ty janë falas!

Procedurat tjera ku mund të marrësh pjesë:

  • Kontestet martesore, për shembull në rastin e divorcit (nenet 322-344 të Kodit familjar)
  • Kontestet për mbajtjen tënde (nenet 365-371 të Kodit familjar)
  • Caktimi i kujdestarit për fëmijën (nenet 230-234 të Kodit familjar) – në rast se prindërit e tu vdesin, zhduken, janë të papranishëm ose u është ndaluar kujdesi ndaj teje. Në këto raste kujdestari i caktuar do të kujdesohet për ty deri sa të bëhesh 18 vjeçar.

MPA

UNICEF Crna Gora/Duško Miljanić
E drejta për ndihmën juridike falas

Fëmija (ose individi) që nuk ka mundësi që, në situatë të vetë financiare ose sipas statusit të veçantë, të realizojë të drejtat dhe mbrojtjen gjyqësore – e gëzon të drejtën për ndihmën juridike falas, konform Ligjit mbi ndihmën juridike falas. Ligjit mbi ndihmën juridike falas

Të drejtën mbi ndihmën juridike falas mund ta realizosh me këto kushte:

1. nëse je shtetas/e malazez

2. nëse je përfitues/e e sigurimit material të familjes ose dhënieve të tjera sociale në përputhje me ligjin me të cilin rregullohet mbrojtja sociale dhe e fëmijëve

3. nëse je fëmijë pa përkujdesje prindërore

4. nëse je fëmijë me pengesa në zhvillim

5. nëse je viktimë e veprës penale dhuna në familje ose bashkimin familjar ose trafikimit me qenie njerëzore

6. nëse je shtetas/e i/e huaj me vendqëndrim të përhershëm ose qëndrim të lejuar në Mal të Zi dhe person që kërkon azil në Mal të Zi

7. nëse ti dhe familja jote jeni në gjendje të dobët ekonomike

8. nëse je fëmijë që kërkon azil në Mal të Zi

9. nëse je fëmijë pa shtetësi që në mënyrë të ligjshme qëndron në Mal të Zi

Shërbimet për ofrimin e ndihmës juridike falas ndodhen pranë gjykatave themelore në Mal të Zi, ndërsa personi i autorizuar për lejimin e ndihmës juridike falas është kryetari i gjykatës themelore ose gjyqtari i cili është i autorizuar nga kryetari i gjykatës, në kuadër të kompetencës tokësore të gjykatës, e cila përcaktohet në përputhje me vendqëndrimin tënd.

Ndihmën juridike falas e ofrojnë avokatët, nga lista e avokatëve, të cilët i siguron Dhoma e avokatisë e Malit të Zi.

Ndihmën juridike falas duhet ta kërkosh edhe përmes këtyre faqeve të internetit:

Në konteste për mbrojtjen e të drejtave të tua dhe në konteste për kryerje të të drejtave prindërore, parallogaritë për shpenzime për zbatim të provave që ti vet i propozon do të mbulohen nga mjetet buxhetore të gjykatës. Këto shpenzime janë pjesë e shpenzimeve të procedurës kontestimore.

Personat që mund të ndihmojnë gjatë procedurës gjyqësore

Kujdestari i kolizionit dhe përfaqësuesi i përkohshëm

Kush janë dhe çfarë bëjnë kujdestari i kolizionit dhe përfaqësuesi i përkohshëm?

Kur merr pjesë në një procedurë gjyqësore që ka të bëj me marrëdhëniet midis teje dhe prindërve të tu, mund të të caktohet një kujdestar i kolizionit ose përfaqësues i përkohshëm, në rast se midis teje dhe prindërve të tu ekzistojnë interesat e kundërshtuara. Për shembull, nëse ke dëshirë të jetosh me mamanë, kurse një ose të dy prindër nuk pajtohet/-ën me një gjë të tillë, për këtë duhet të vendosin gjykata, në një procedurë gjyqësore ku edhe ti vet merr pjesë dhe ke të drejtë për të shprehur mendimin e vet. Pasi procedura gjyqësore është e ndërlikuar, nevojitet që dikush të përfaqësojë interesat të tua, dhe këtë do ta bëj kujdestari i kolizionit ose përfaqësuesi i përkohshëm.

Kujdestari i kolizionit është personi i cili të përfaqëson gjatë procedurës gjyqësore dhe ai caktohet nga qendra për punë sociale. Nëse qendra për punë sociale nuk e cakton kujdestarin e kolizionit, gjykata mund të caktojë një avokat ose avokate që të të përfaqësojë dhe ai/ajo është përfaqësuesi/-ja yt/jote në procedurën konkrete gjyqësore.

Si të kërkosh caktimin e kujdestari i kolizionit?

Nëse je më i moshuar se 10 vjeç, duhet personalisht ta kërkosh nga qendra për punë sociale që të të caktohet kujdestari i kolizionit. Mund të drejtohesh edhe gjykatës më të afërt me kërkesë që ta caktojë përfaqësuesin e përkohshëm. Në emrin tënd këtë mund ta bëjë edhe një person tjetër i afërm ose ndonjë institucion (për shembull, shkolla jote), nëse ti kërkon një gjë të tillë.

Çfarë janë detyrat e kujdestarit të kolizionit respektivisht të përfaqësuesit të përkohshëm?

Personi i cili të përfaqëson (kujdestari i kolizionit ose përfaqësuesi i përkohshëm) shkon në gjykatë në vendin tënd dhe në emrin tënd ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme.

Është me rëndësi që ky person të ketë edhe disa detyrime të tjera:

  • që të ta shpjegojë se çfarë po ndodh në gjykatë;
  • që të ta shpjegojë se çfarë bën ai/ajo në gjykatë dhe si një gjë e tillë mund të ndikojë tek ti.

Nëse mendimin e vet nuk e ke shprehur personalisht para gjykatës, për arsye se nuk ke pas dëshirë ose nëse gjykata ka vlerësuar se do të ishte më mirë që mos të vish në gjykatë, personi i cili të përfaqëson është i detyruar:

  • që të të pyes se çfarë është mendimi yt për të gjitha çështjet e rëndësishme që shqyrtohen para gjykatës;
  • që mendimin tënd për të gjitha çështjet e rëndësishme t՚ia transmetojë gjykatës, pikërisht ashtu siç i ke shpreh ti vet.

Personi për mbështetje

Kur udhëhiqet procedura gjyqësore që të prek ty dhe prindërit e tu, kjo nuk është një situatë e këndshme as për ty as për prindërit e tu. Prindërit e disa fëmijëve janë në konflikt, nuk pajtohen për shumë çështje, disa fëmijë janë të trishtuar, disa janë në konfuzion, disa brengosen se si do të përfundojë procedura, çfarë do të ndodhin pas, etj. Për tu ndihmuar fëmijëve që t՚i luftojnë të gjitha këto ndjenja negative, gjykata mund ta caktojë fëmijës një person për mbështetje gjatë procedurës gjyqësore.

Kush janë personat për mbështetje fëmijës?

Personat për mbështetje janë ekspertet dhe ekspertët (nga fusha e punës sociale, psikologjisë, pedagogjisë, sociologjisë, defektologjisë ose pedagogjisë speciale) që kanë kryer trajnimin special dhe kanë mësuar se si në mënyrë më të mirë të ofrojnë ndihmë dhe mbështetje fëmijëve në procedura gjyqësore ku zgjidhen çështjet për marrëdhëniet e prindërve dhe fëmijëve. Personat e tilla janë pjesë e një liste të veçantë nga e cila gjykata përzgjedh personin i cili do të jetë mbështetje për fëmijën në rast se lind nevoja.

Kush e cakton personin për mbështetje?

Personin për mbështetje e cakton gjykata. Kur udhëhiqet procedura gjyqësore që të prek ty dhe prindërit e tu, gjykata do ta vlerësojë nëse ekziston nevoja që të të caktohet një person për mbështetje, por edhe ti vet ke mundësi ta kërkosh një gjë të tillë nga gjykata.

Nëse je më i moshuar se 14 vjeç, gjykata duhet të të pyesin nëse pajtohesh që të caktohet një person për mbështetje, dhe nëse nuk pajtohesh, gjykata nuk do ta bëjë një gjë të tillë. Nëse akoma nuk i ke mbushur 14 vjet, gjykata mund ta caktojë një person për mbështetje, pa marrë para sysh a pajtohesh ti apo jo.

Ministarstvo pravde

UNICEF Crna Gora/Risto Božović

 

 

 


Çfarë bën
personi për mbështetje?

Personi për mbështetje është personi që është i/e detyruar që të ndihmojë ty personalisht dhe që të të mbështesin gjatë gjithë kohës deri sa zgjat procedura gjyqësore. Ky person ka detyrime të shumta:

  • që të sillet mirë ndaj teje, të jetë i kujdesshëm dhe dashamirë;
  • që të kujdesohet për interesat e tua;
  • që t՚i shpjegojë të cilat janë të drejtat e tua;
  • që ta shpjegojë se për çfarë vendos gjykata dhe se çfarë po ndodh në gjykatë;
  • që të të pyes për mendimin tënd për të gjitha çështjet e rëndësishme që shqyrtohen para gjykatës;
  • që mendimin tënd për të gjitha çështjet e rëndësishme t՚ia transmetojë gjykatës pikërisht ashtu siç i ke shprehur ti vet;
  • që ta shpjegojë se çfarë vendimit ka marrë gjykata dhe si do të ndikonte ky vendim tek ti.

Nëse gjykata të fton të vish personalisht në gjykatë për të dëgjuar gjykata ata që ti dinë ose për të dëgjuar mendimin tënd në lidhje me disa çështje të caktuara, ty do të shoqërojë edhe personi i cili të ofron mbështetje.

Personit për mbështetje mund t՚i shtrosh pyetje për të gjitha çështjet që të interesojnë dhe të kërkosh që ai ti shpjegojë të gjitha ato gjëra që nuk i ke kuptuar mirë.

Nëse nuk je i/e kënaqur se si personi për mbështetje sillet ndaj teje, ti mund të njoftosh prindërit e vetë dhe gjykatën, e cila në rastin e tillë do ta caktojë një person tjetër për mbështetje.

Gjykatat në Mal të Zi

Gjykata Supreme e Malit të Zi

Gjykata Supreme është instanca e fundit e rregullt për mbrojtjen e të drejtave të tua.

 

Gjykata e Apelit e Malit të Zi

Gjykata e Apelit është kompetent për të gjithë territorin e Malit të Zi, dhe selinë e ka në Podgoricë. Përpiqu që t՚i mbrosh të drejtat e veta në rast se Gjykata e Lartë e refuzon ankesën tënde ose nëse organi i shkallës së parë e refuzon ose hedh poshtë kërkesën tënde.

 

Gjykatat e larta

Nëse nuk je i/e kënaqur me aktgjykimin e gjykatës themelore, ti ke mundësi me paraqit ankesë gjykatës së lartë.

1. Gjykata e lartë në Bijello Pole është kompetent në territorin e gjykatave themelore në Bijello Pole, Zhablak, Kolashin, Plavë, Plevle dhe Rozhajë.

2. Gjykata e lartë në Podgoricë është kompetent në territorin e gjykatave themelore në Podgoricë, Tivar, Danillovgrad, Kotor, Nikshiq, Ulqin, Herceg Novi dhe Cetinë.

Gjykatat themelore

Ti parashtron kërkesën për mbrojtjen e të drejtave të veta pranë gjykatës e cila është më e afërta vendit ku jeton.

Gjykatat themelore ndodhen në: Tivar, Berane, Bijello Pole, Danillovgrad, Zhablak, Kolashin, Kotor, Nikshiq, Plavë, Plevle, Podgoricë, Rozhajë, Ulqin, Herceg Novi dhe Cetinë.

 

Gjykata e lartë e kundërvajtjeve

Nëse nuk je i kënaqur me vendimin e gjykatës së kundërvajtjeve, ti ke mundësi me paraqit ankesë Gjykatës së lartë të kundërvajtjeve, selia e të cilës ndodhet në Podgoricë.

 

Gjykatat e kundërvajtjeve

Këto gjykata janë kompetente të vendosin sipas kërkesës për inicimin e procedurës kundërvajtjeje dhe ndodhen në këto lokacione:

1. Gjykata e kundërvajtjeve në Bijello Pole, me departamente në Berane, Zhablak, Plavë, Plevle, Rozhajë, Kolashin dhe Mojkovac.

2. Gjykata e kundërvajtjeve në Budva, me departamente në Tivar, Kotor, Herceg Novi dhe Ulqin.

3. Gjykata e kundërvajtjeve në Podgoricë, me departamente në Cetinë, Danillovgrad, Nikshiq.

 

 

 

 

slika 1

UNICEF Crna Gora/'Risto Božović

Gjykata Administartive e Malit të Zi

Ti mund të iniciosh edhe kontestin administrativ personalisht ose përmes përfaqësuesit të vet, në rast se konsideron se me një akt administrativ ose me ndonjë akt tjetër të është shkelur ndonjë e drejtë ose interes i bazuar mbi ligj.

 

Qendra për punë sociale në Kryeqytetin – Podgoricë

Ana Stijepović, drejtore
Tel/fax: +382 (20) 230 570; +380 (20) 230 572
E-mail: podgorica@czsr.me
Adresa: Ul. IV proleterske br. 18, 81000 Podgoricë

Shërbimi për fëmijët dhe të rinjtë
Katarina Bijelić, punëtore sociale, shefe
Tel/Fax: +382 (20) 230 570; +380 (20) 230 572
E-mail: katarina.bijelic@czsr.me
Adresa: Ul. IV proleterske br. 18, 81000 Podgoricë

Njësia rajonale Golubovci
Suzana Milović, drejtore
Tel/Fax: +382 (20) 226 590
E-mail: suzana.milovic@czsr.me ; golubovci@czsr.me
Adresa: ANOVA bb, 81304 Gollubovc

Njësia rajonale Tuz
Marko Lulgjuraj, drejtor
Tel/fax: +382 (20) 875 579
E-mail: marko.ljuljdjuraj@czsr.me ; tuzi@czsr.me
Adresa: KIC Malësia, 81206 Tuz

Qendra për punë sociale Danillovgrad

Maja Luketić, Ushtruesi i detyrës së drejtorit
Tel/fax: +382 20 / 812 584
Adresa: Bijelog Pavla bb
E-mail: danilovgrad@czsr.me

Qendra për punë sociale Plavë dhe Guci

Branka Đukić, drejtore
Tel/fax: +382 (51) 255 075
+382 (51) 251 450
E-mail: centarsocradplav@t-com.mebranka.djukic@czsr.me
Adresa: Čaršijska bb, 84325 Plavë

Qendra për punë sociale Plevle

Branka Danilović, drejtore
Tel: +382 52 / 301 264, fax: 301-265
E-mail: csrpv@t-com.me
Adresa: Ul. Vuka Karadžića br. 42

Zhablak – Zyra rajonale
tel/fax: +382 52 / 360 150

Qendra për punë sociale për komunat Ulqin dhe Tivar

Adresa: Bulevar revolucije bb, 85000 Tivar
Tel: +382 30 / 313 336, 312 610 Centrali
Fax (030) 303 493
E-mail: csrbar@t-com.me
telefoni operativ: 067/214 009
Tel. i drejtorit: 067 / 288 155
E-mail: slobodan.djonovic@czsr.me


Njësia rajonale Ulqin
Adresa: Ul. Nikole Đakonovića bb
Tel: +382 30 / 412 205 Centrali
Fax: (030) 401 549
E-mail: csrul@t-com.me
telefoni operativ: 067/027 975
Tel. i drejtorit: (030) 402 548
Cel. 067/ 314 073
E-mail: mehmet.duraku@czsr.me

Qendra për punë sociale Bijello Pole

Admir Mustajbašić, drejtor
Tel: +382 50 / 432 024, fax: 431 481
E-mail: csrbp@t-com.me
Adresa: Tršova bb, Bijello Pole


Qendra për punë sociale Herceg Novi

Blaženko Jančić, drejtor
Tel/fax: +382 31 / 321 187 / 322 293; 322 578
E-mail: hercegnovi@czsr.me
Adresa: Put partizanskih majki br. 4, Herceg Novi

Qendra për punë sociale Nikshiq

Ivan Mitrović, drejtor
Tel: +382 40 / 215 192
Fax: +382 40 / 220 034
E-mail: niksic@czsr.me
Adresa: Njegoševa br. 10, Nikshiq


Njësia rajonale Shavnik
Tel/fax: +382 40 / 266 142

Plluzhinë – Zyra rajonale
Tel/fax: +382 40 / 271 144


Qendra për punë sociale Berane

Ranko Raičević, drejtor
Tel: +382 51 / 230 128
Fax: +382 51 / 230 129
E-mail: cen.soc.rad@t-com.me / berane@czsr.me
Adresa: Ul. 29. novembra br.1, Berane


Njësia rajonale Andrijevicë
Tel: +382 51 / 230 920
Fax: +382 51 / 230 921
E-mail: csran@t-com.meandrijevica@czsr.me
Adresa: Branka Deletića bb, Andrijevicë

Njësia rajonale Petnjicë
Tel: +382 51 / 230 238
E-mail: petnjica@czsr.me
Adresa: Petnjica bb

Qendra për punë sociale Rozhajë

Kadri Agović, drejtor
Tel: +382 51 / 271 009
Fax: +382 51 / 270 174 / 270 175
e-mail: csr-rozaje@t-com.me
Adresa: ul.30. Septembra br. 6, Rozhajë

Qendra për punë sociale Mojkovac

Sonja Damjanović, ushtruesja e detyrës së drejtorës
Adresa: Ul. Mališe Damjanovića bb, Mojkovac
Tel: + 382 50 472 101

Njësia rajonale Kolashin
Adresa: Ul. IV proleterske bb, Kolashin
Tel/fax: +382 20 / 865 645; 864 645

Qendra për punë sociale Kotor

Vasilije Todorović, drejtor
Tel: 032 / 322 622; 322 624
E-mail: kotor@czsr.me
Adresa: Gurdić bb, 85330 Kotor

Njësia rajonale Tivat

Tel/fax: 032/674 646
E-mail: tivat@czsr.me
Adresa: Ul. Luke Tomanovića br. 2, 85320 Tivat

Njësia rajonale Budva
Tel/fax: 032/452 887
E-mail: budva@czsr.me
Trg sunca bb, 85340 Budva

Qendra për punë sociale Cetinë

Adresa: Ul. 13 novembra bb, 81250 Cetinë
E-mail: cetinje@czsr.me
Tel/fax: 041 231 890, 067 625 232
Dejan Milošević, drejtor
E-mail: dejan.milosevic@czsr.me
Tel: 041 / 231 890, 067 / 625 232