Manja slova Veća slova RSS

Direktorati u Ministarstvu

 
 
 
 

Lj.J.

MPA

 

TË DREJTAT E FËMIJËS



Të drejtat e fëmijës në legjislacionin ndërkombëtar 
 

Të gjithë fëmijët që nga lindja deri në moshën 18 vjeçare janë të mbrojtur me legjislacionin ndërkombëtar.

“Të gjithë fëmijët i kanë të drejtat e njëjta. Qeveritë, familjet dhe të gjithë personat që janë në kontakt me fëmijët duhet t՚i mbrojnë dhe t՚i trajtojnë në mënyrë të përshtatshme.”Konventa mbi të drejtat e fëmijës (1989).

Të drejtat e fëmijës janë të pranuara në rrafshin ndërkombëtar përmes marrëveshjeve ndërkombëtare, që janë ratifikuar nga qeveritë. Mali i Zi e ka ratifikuar Konventën mbi të drejtat e fëmijës (CRC), të miratuar në kuadër të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, si dhe Konventën evropiane mbi të drejtat e njeriut (ECHR), por edhe marrëveshjet tjera të shumta ndërkombëtare dhe rajonale që garantojnë mbrojtjen gjithëpërfshirëse të të drejtave të fëmijës.

Lj.J.

UNICEF Crna Gora/Duško Miljanić

 

 

   Lj.J.

UNICEF Crna Gora/Duško Miljanić

MBAJE MEND

  • E ke të drejtën për të jetuar, për të mbijetuar dhe për tu zhvilluar, janë këto dhanti që të takojnë vetëm ty dhe askush, sipas ligjit, nuk mund t՚i marrë.
  • E ke të drejtën për emër, shtetësi, që të dish se kush janë prindërit tu, si dhe të drejtën që ata të kujdesohen për ty.
  • Ke të drejtën për mendimin dhe idetë e veta, dhe duhet të të mundësohet që t՚i shprehish lirisht.
  • Ke të drejtë që të jesh i/e përfshirë në vendimmarrje në lidhje me gjerat që të prekin.
  • Ke të drejtë që ta kesh qasjen tek drejtësia, si dhe të drejtën për liri dhe siguri.
  • Ke të drejtë që të jesh i/e mbrojtur nga të gjitha format e dhunës, pakujdesisë dhe abuzimit, dhe që mos të jesh i/e keqpërdorur ose i/e keqtrajtuar.  
  • Ke të drejtën e privatësisë.

Këto janë vetëm disa nga të drejtat që garantohen nga dokumentet ndërkombëtare dhe rajonale që i referohen mbrojtjes së të drejtave të tua.

Lj.J.

UNICEF Crna Gora/Duško Miljanić

 

 
Konventa mbi të drejtat e fëmijës (CRC)

Në vitin 2006, Mali i Zi e ka ratifikuar Konventën mbi të drejtat e fëmijës. Konventa garanton mbrojtjen gjithëpërfshirëse të të drejtave të çdo fëmije në botë, duke përfshirë të drejtën për të jetuar, mbijetuar dhe për tu zhvilluar, të drejtën e fëmijës që mendimi i tij të dëgjohet në të gjitha veprimet dhe procedurat që e prekin, të drejtën e fëmijës për tu respektuar interesi i tij më i mirë, si dhe të drejtën për mbrojtjen e barabartë e të drejtave. Konventa vendos edhe standardet për respektimin e të drejtave të fëmijëve në fushën e arsimit, mbrojtjes shëndetësore,sociale dhe të fëmijëve, gjyqësorit, etj. Mali i Zi ka ratifikuar edhe protokollet opsionalë që i bashkëlidhen Konventës. Posaçërisht është i rëndësishëm Protokolli Opsional mbi procedurat e komunikimit që ofron mundësi fëmijëve që t՚i drejtohen Komitetit për të drejtat e fëmijës atëbotë kur mbrojtjen e të drejtave të veta nuk mund ta realizojnë para gjykatave kombëtare.
 

 

Konventa evropiane mbi të drejtat e njeriut (ECHR)

Në vitin 2004, Mali i Zi ka ratifikuar Konventën evropiane mbi të drejtat e njeriut dhe liritë themelore që garanton një gamë të të drejtave, si për të rriturit, ashtu edhe për fëmijët. Të drejtat që janë të dhënë në Konventë përfshijnë edhe: të drejtën për të jetuar, të drejtën e mbrojtjes nga tortura dhe çdo formë tjetër e trajtimit çnjerëzor ose degradues, lirinë nga skllavëria, të drejtën mbi proces të rregullt, të drejtën mbi respektimin e jetës private dhe familjare, si dhe të drejtën mbi arsimim. Në mënyrë të barabartë si personat e rritura, fëmijët mund të ankohen para gjykatave malazeze, dhe në raste kur nuk mund ta realizojnë mbrojtjen e të drejtave të veta para gjykatave kombëtare, mund të ankohen Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut.