Manja slova Veća slova RSS

Direktorati u Ministarstvu

 
 
 
 

Lj.J.

MPA

 

Konventa mbi të drejtat e fëmijës dhe Konventa mbi të drejtat e personave me invaliditet e njohin se çdo fëmijë dhe çdo person kanë “të drejtat” e njëjta dhe se të gjithë duhet të respektojnë të drejtat e të tjerëve.

Lj.J.

UNICEF Crna Gora/Duško Miljanić

Konventa mbi të drejtat e personave me invaliditet përmban edhe listën e të drejtave të personave me invaliditet, duke përfshirë edhe të drejtat e fëmijëve me pengesa në zhvillim.

I gëzon të njëjta të drejtat dhe liritë që janë të garantuara të të gjithë fëmijëve!

slika 1

UNICEF Crna Gora/Duško Miljanić

 

 

 Lj.J.

UNICEF Crna Gora/Risto Božović

 
Të drejtat e barabarta të fëmijëve me pengesa në zhvillim duhet të respektohen dhe duhet të jesh i/e trajtuar në mënyrë të drejtë dhe me respekt të plotë.

Lj.J.

UNICEF Crna Gora/Duško Miljanić

Në pajtim me këto, e gëzon të drejtën:

  • E dinjitetit
  • E raportit të drejtë pa diskriminim
  • Që të jesh i/e përfshirë në të gjitha aktivitetet dhe të marrsh pjesë në të gjitha aspektet e jetës tënde, si dhe të fitosh ndihmën që të nevojitet
  • Që të jesh i pranuar pikërisht ashtu siç je
  • Që aftësitë e tua fizike dhe intelektuale të respektohen, që të jesh i respektuar pikërisht ashtu siç je
  • Për shanset dhe mundësitë e barabarta për të realizuar dëshirat dhe nevojat e veta
  • Për qasshmëri – që mund të hysh në ambientet publike
  • Për respektimin e aftësive të tua
  • Për pjesëmarrje në marrje të vendimeve që të prekin
  • Që të jesh i informuar

Lj.J.

UNICEF Crna Gora/Duško Miljanić
  • Që të përdorsh gjuhën e shenjave, ose alfabetin e Brajlit, ose të drejtën për një ndihmë të posaçme për të shprehur mendimin e vet  
  • Që të jetosh me familjen e vet. Organet kompetente duhet të mbështesin familjen tënde që ajo të kujdesohet për ty. Nëse nuk mund të jetosh me familjen e vet të ngushtë, ke të drejtë të jetosh në një ambient të ngjashëm me atë familjar
  • Që të shkosh në shkollë dhe që mos të jesh i përjashtuar nga procesi i arsimimit për shkak të pengesës në zhvillim. Organet kompetente duhet të sigurojnë ndihmë që të nevojitet për të realizuar këtë të drejtë
  • Për mbrojtje cilësore të shëndetit pa asnjë lloj të diskriminimit për shkak të pengesës në zhvillim
  • Për ushqim, veshmbathje dhe akomodim, pa asnjë lloj të diskriminimit

Lj.J.

UNICEF Crna Gora/Duško Miljanić
Që të merresh me art, sport dhe aktivitete zbavitëse në teatro, muze, kënde lodrash, biblioteka, dhe që të kesh qasje në vende të tilla sikur dhe fëmijët të tjerë, pa asnjë lloj të diskriminimit